LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen shtatë persona në Deçan, të dyshuar për armëmbajtje pa leje

Arrestohen shtatë persona në Deçan, të dyshuar për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Deçan,  gjatë javës, në katër raste dhe operacione të ndara, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe gjykatën kompetente ka sekuestruar tetë  armë të ndryshme ilegale dhe municion.

Lidhur me këto raste janë arrestuar shtatë persona, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorisë.

Armët dhe municioni i sekuestruar janë si në vijim: një pistoletë e llojit ‘XDM’ kal 9 mm, dy karikatorë dhe njëzet e dy (22) fishekë të të njëjtit kalibër, një pistoletë ‘EKOL’ kalibri 9 mm, dhe tetë fishekë, një  pushkë automatike ‘AK-47’, dhe dy karikatorë, tri pushkë gjysmë automatike të llojit ‘SKS’, një pistoletë ‘HS’ kalibri 9×19 mm, dy karikatorë dhe 25 fishekë përkatës, një pistoletë e llojit ‘Sig Sauer’, 10 fishekë kal. 9x19mm dhe dy karikatorë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori