Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte në Skenderaj

Hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën urdhër të Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte.
Arrestimet janë kryer në Komunën e Skenderaj, ndërsa për detaje të mëtejshme, publiku do të njoftohet përmes një komunikate të përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.
Autoritetet theksuan se hetimet ndaj të dyshuarve vazhdojnë dhe se do të ndërmerren të gjitha masat ligjore ndaj tyre./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































