Arrestohen 69 persona, nuk respektuan vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes

Policia e Kosovës gjatë 24-orëve të fundit ka arrestuar 69 persona në tërë Kosovën dhe kjo për shkak të mos respektimit të vendimit për kufizimin e lëvizjes së lirë.
Më së shumti të arrestuar ka pasur në Prishtinë, Pejë e Gjilan, ndërsa në Ferizaj nuk ka ndodhur asnjë rast.
Në Prishtinë janë regjistruar 15 raste, ku janë arrestuar 25 persona. Në Gjilan në shtatë raste janë arrestuar 16 persona, dhe në Pejë në shtatë raste janë arrestuar 17 persona.
Ndërsa, në Gjakovë janë arrestuar 9 persona, ndërsa në Prizren e Mitrovicë nga një person.
Policia në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me këto arrestime, të cilat mund t’i shihni më poshtë.
Rr. Dardania, Fushë Kosovë, 08.04.2020 – 11:40. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë, 07.04.2020 – 23:04. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Fsh. Mramor, Prishtinë 07.04.2020 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rr. Hakif Zejnullahu, Prishtinë, 08.04.2020 – 12:29. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.
Sheshi Edit Durham, Prishtinë, 08.04.2020 – 14:50. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.
Fsh. Vasilevë, Gllogoc, 08.04.2020 – 19:00. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.
Fsh. Komoran, Gllogoc, 08.04.2020 – 18:00. Janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Sankoc, Gllogoc, 08.04.2020 – 16:45. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.
Fsh. Dardhishtë, Obiliq, 08.04.2020 – 18:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. Mbretëresha Teutë, Obiliq, 08.04.2020 – 19:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Hasan Prishtina, Obiliq, 08.04.2020 – 17:45. Janë shoqëruar në stacionin policor, tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Graqanicë, 08.04.2020 – 18:15. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.
Fsh. Bradash, Podujevë, 08.04.2020 – 21:50. Janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Gllobar, Gllogoc, 08.04.2020 – 19:10. Janë shoqëruar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë, 09.04.2020 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. Mustafë Koka, Viti , 08.04.2020 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Flaka Janarit, Viti, 08.04.2020 – 19:45. Janë arrestuar dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Lagjja Malësia, Kamenicë, 08.04.2020 – 21:15. Janë shoqëruar në stacionin policor, katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregulltë.
Rr. Bulevardi i Pavarësisë, Gjilan, 07.04.2020 – 17:10. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. Avdulla Tahiri, Gjilan, 07.04.2020 – 22:05. Janë shoqëruar në stacionin policor, dy të dyshuar, meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Reshat Ymeri, Gjilan, 07.04.2020 – 22:10. Janë shoqëruar në stacionin policor, tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Gjon Sereqi, Gjilan, 07.04.2020 – 22:10. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Rubovc, Kamenicë, 08.04.2020 – 02:28. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.
Suharekë, 08.04.2020 – 11:45. Është shoqëruar në stacionin e policisë i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedure të rregullt.
Rr. Adem Jashari, Pejë, 08.04.2020 – 20:30. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër, që të dytë kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Wesli Klark, Pejë, 08.04.2020 – 20:30. Janë arrestuar tre (3) meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Zahir Pajaziti, Pejë, 08.04.2020 – 21:25. Janë arrestuar tre (3) meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Zahir Pajaziti, Pejë, 08.04.2020 – 21:25. Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë, 08.04.2020 – 18:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Dresnik, Klinë, 08.04.2020 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Gjatë kontrollit tek i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancave narkotike të llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Pejë, 08.04.2020 – 11:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Banjë, Malishevë, 08.04.2020 – 10:00. Është shoqëruar në stacionin e policisë i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedure të rregullt.
Fsh. Pagarushë, Malishevë, 07.04.2020 – 16:30. Janë shoqëruar në stacionin policore dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Astrazup, Malishevë, 08.04.2020 – 14:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.
Fsh. Kërvasari, Malishevë, 08.04.2020 – 15:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rr. Sheh Mihedini, Rahovec, 08.04.2020 – 17:30. Janë shoqëruar në stacionin policore dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Pagarushë, Malishevë, 08.04.2020 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mitrovica e Veriut, 08.04.2020 – 22:20. Është shoqëruar në stacionin e policisë, i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania