LAJMI I FUNDIT:

Arratisen katër shqiptarë nga burgu grek, zbardhet plani

Arratisen katër shqiptarë nga burgu grek, zbardhet plani

Katër shqiptarë janë arratisur mëngjesin e sotëm nga një qendër e paraburgimit në Athinë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 të së hënës.

Sipas informacioneve të paraprake, shqiptarët, dy prej të cilëve të identifikuar si Endrit Bagaj, Alesio ose Astrit Xhelo, mbaheshin në një qeli,në pritje të transferimit në burgje të ndryshme të vendit.

Pak ditë më parë të arratisurit kishin qenë protagonistë të një episodi dhune në burgun e Koridhalos në Athinë.


Burime policore thanq se fillimisht njëri prej të arratisurve, ka kërkuar ndihmën e parë pasi ishte sëmurë, por sapo në qeli kanë hyre policët për të pare se çfarë po ndodhte, tre të dënuarit e tjerë i kanë kërcënuar, duke iu vënë armë të mprehta në fyt. Më pas shqiptarët iu kanë marrë armët dhe i mbyllën policët në qeli.

Të armatosur, shqiptarët e dënuar arritën që të kapnin në befasi edhe gardianët e tjerë të burgut, duke i çarmatosur. Kaq ka mjaftuar që ata të arratisen. Ngjarja në fjalë ka ngritur policinë greke në këmbë, e cila është vënë në kërkim të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori