Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar se mesfushori holandez Ryan Gravenberch është plotësisht i gatshëm për sfidën e rëndësishme të së dielës ndaj Man United në Ligën Premier, pavarësisht zëvendësimit të tij gjatë grumbullimit me përfaqësuesen.

Gjithashtu, mbrojtësi qendror Ibrahima Konate, i cili ka munguar së fundmi për shkak të një problemi në kofshë, pritet të rikthehet në stërvitje dhe mund të jetë i gatshëm për ndeshjen.


Megjithatë, lajmet nuk janë pozitive për portën, portieri titullar Alisson Becker vazhdon të jetë i dëmtuar dhe do të mungojë jo vetëm ndaj Man Utd, por edhe në të paktën një ndeshje tjetër.

Klubi nuk ka dhënë ende një afat të qartë për rikthimin e tij në fushë.

Në mungesë të brazilianit, portieri Giorgi Mamardashvili pritet të marrë përgjegjësinë mes shtyllave, teksa Liverpooli kërkon të rikthehet te fitoret pas një serie prej tre humbjesh radhazi. /Telegrafi/

telegrafi sport app