Armend Thaqi flet për shijën e fitores dhe humbjes në “Derbin e Anamoravës”

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është futbollisti i njohur Armend Thaqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Mes shumë temave të diskutara, Thaqi ka folur edhe për rivalitetin që mbizotëron në Gjilan mes dy ekipeve të këtij qyteti, Dritës dhe Gjilanit.
“Derbi ka qenë, rvialiteti ka qenë. Në javën kur tërhiqej shorti vetëm shikonim kur është ndeshja mes nesh”.
“Një javë ditë para derbit në Gjilan i ke pasur ose kaltër ose kuq, gjithë njerëzit. Edhe ka qenë hijeshi, ka qenë kënaqësi në atë kohë me zhvillu derbin edhe me fitu”.
“Më ka rënë edhe me humbë në atë kohë por, goxha keq. E kam provuar edhe fitoren edhe humbjen, që të dyja në kohën shtesë”.
“Një sezon shënon Përparim Livoreka në minutën e 93-të ose 94-të na mposhtin. Kur i mposhtim ne shënon Ylber Kastrati në minutën e 97-të”, ka rrëfyer Thaqi.
Episodin e plotë me Armend Thaqin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com


















































