Ballkani i ka lëshuar dy pikë në derbin kundër Gjilanit, duke pësuar një gol të vonshëm në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

“Xhebrailat” ishin duke fituar deri vonë me rezultat 1-0, megjithatë mbrojtësi Armend Thaqi me një gol të bukur e ndëshkoi ish-klubin për epilogun përfundimtar 1-1.


Përballja mes dy skuadrave ishte tejet interesante nga minuta e parë, ku të dyja krijuan aksione të vazhdueshme por që assesi s’i finalizuan.

Ishte prapë Almir Kryeziu, që shënoi një tjetër gol të bukur për ta zhbllokuar rezultatin pas vetëm 11 minutave lojë.

Gjilani ishte më e rrezikshme sidomos në minutat e fundit, ku krijuan disa aksione pozitive, por që iu mungoi goditja finale.

Kur të gjithë menduan se Ballkani i mori pikët e plota, në skenë doli Armend Thaqi që me një gol të bukur e la të shtangur tërë mbrojtjen vendase (90’).

Kësisoj, Ballkani bën një hap mbrapa në garën për titull për të pasur 49 pikë pas 28 xhirove, plot pesë më pak se Drita derisa Gjilani ngjitët në vendin e tretë me 43 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app