ARM dhe Forcat amerikane prezantuan pajisjet luftarake në Shkup (Foto/Video)

Armata e Republikës së Maqedonisë së bashku me forcat amerikane, sot në Shkup prezantuan një pjesë të pajisjeve të tyre luftarake, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prezantimi i sotëm ishte pjesë e trajnimit që forcat amerikane së bashku me ARM do ta realizojnë në Krivokllak në kuadër të "Dragoon Guardian 2017".
Gjatë ditës së djeshme rreth 300 përfaqësues të Armatës Amerikane u futën në Maqedoni, përmes kalimit kufitar "Deve Bair" në Bullgari.
Në prezantimin e sotëm në Shkup, të pranishmit kanë pasur mundësi të marrin pjesë në një trajnim për vetëmbrojte dhe ka pasur edhe gara për më të rinjtë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































