Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në nisjen e spektaklit madhështor, Big Brother VIP.

Pak më parë nga producentja e këtij programi, Lori Hoxha, u njoftua se do të jenë të pranishëm rreth 14 personazhe të fushave të ndryshme si: artistë, këngëtarë e aktorë.


Derisa u aludua për emra të shumtë, një nga ta veçse u konfirmua së fundmi në një postim të ndarë në rrjete sociale.

topchannelalbania 244264018 1492649681112440 6024239070311087541 n 1 Arjola Demiri (Foto: Instagram)

Edhe pse kishin qarkulluar si thashetheme prej disa muajsh, tashmë u zyrtarizua se aktorja e mirënjohur, Arjola Demiri, do të jetë pjesë e këtij kompeticioni.

“Arjola Demiri është zyrtarisht banorja e parë e konfirmuar në Big Brother VIP”, shkruhet në një postim të hedhur në Instagram.

Prezantuese e këtij shou mbetet Arbana Osmani dhe fituesi do të shpërblehet me 100 mijë euro.

Big Brother VIP ndërkohë do të jetë deri në fund të janarit me opinionistë: Balinda Bodinaku dhe Arbër Hajdari . /Telegrafi/