Arilena Ara emocionon me kujtimin nga i ati i ndjerë, teksa e prezanton në ditëlindjen e tij

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Arilena Ara, çdo ditëlindje kujdeset të bëjë një urim të veçantë për të atin tashmë të ndjerë.
Ajo madje në shumë prej intervistave të saj ka deklaruar se ‘zgjohet duke i thënë mirëmëngjes dhe flen çdo natë duke i thënë natën e mirë’.
Megjithatë, sot (e martë) në ditëlindjen e tij artistja e njohur ka publikuar një kartolinë të cilën duket se babai ia kishte dhuruar kur ishte fëmijë.
“Gëzuar datëlindjen në Parajsë, babi”, ka shkruar ajo krahas kartolinës, teksa në këtë të fundit shkruan “Kurrë s’do të ndahem nga ty babi dhe të dua shumë”.
Babai i saj, në po të njëjtën kartolinë i është përgjigjur “Faleminderit bija ime, Arilena”.
Kjo shihet se është një nga kujtimet më të bukura të Arës që e sjell më afër të atit të saj, ndonëse është ndarë nga jeta prej vitesh.
Arilena përndryshe ditë më parë mbajti një koncert recital në Tiranë të titulluar “Sounds of Silence”, ndërkohë që ajo performoi repertorin e saj duke filluar nga “Nëntori”. /Telegrafi/































































