Avni Arifi, shef i personelit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave duke thënë se vendimi është legal e legjitim.
Pas shumë reagimeve nëse vendimi duhet të zbatohet, Arifi i është përgjigjur edhe shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, duke i thënë që sa merret me paga më mirë është të merret me marrëveshjet e dialogut me Serbinë.
Arifi në profilin e tij në Facebook shkruan se për vendimin për pagat është përgjigjur edhe Kushtetuesja.
“BE do të ishte mirë që në vend të sfidimit të vendimeve të tilla nga fusha e përgjegjësive qeverisëse, të sigurojë implementimin e marrëveshjeve që vet i ka garantiar, siç është marrëveshja për energjinë. Nëse sipas ekspertëve, Kosova në vit i humbë 25 milionë euro si pasojë e moszbatimit të marrëveshjës për energjinë, atëherë që nga viti 2013 Kosova i ka humbë 150 milionë euro. Zyra e BE- së në Kosovë, sot, duke komentuar pagat e zyrtarëve qeveritarë, e pati gabim. Kosova ndihmohet duke implementuar marrëveshjen e garantuar për energjinë dhe jo duke dhënë vlerësime për vendime legjitime politike gati si parti politike qe synon sukses elektoral zgjedhor”, ka shkruar Arifi, përcjell Telegrafi.
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave dhe ka kërkuar që të tërhiqet ky vendim.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se rritja e pagave të kabinetit qeveritar është vendim arbitrar përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe paraqet konflikt të interesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova