Bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, Shqiprim Arifi ka fajësuar sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për pjesëmarrjen e ulët të votuesve shqiptarë në Luginë.
Arifi ka thënë se dje u përmbyll procesi i zgjedhjeve parlamentare në Luginën e Preshevës, duke shënuar pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në tre dekadat e fundit.
“Javë më herët, kemi paralajmëruar se shqiptarët në Luginë do të bojkotojnë këto zgjedhje, gjë e cila ka ndodhur. Kjo, si pasojë e përfshirjes së kryeministrit Kurti, i cili ka përçarë spektrin politik shqiptarë në Luginë në dy lista për garën në zgjedhjet parlamentare. Si rrjedhojë, një shumicë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë, mbi 60 mijë, zgjodhën bojkotimin e zgjedhjeve si formë proteste ndaj spektrit politik në Preshevë dhe Bujanoc.
Injorimi dhe neglizhimi i takimeve dhe bisedimeve me krerët e shtetit amë – Shqipërisë, është një përgjegjësi morale e kombëtare të cilën do ta bartin përgjatë historisë edhe Shaip Kamberi, edhe Albin Kurti. Marrëdhëniet e Kurtit me udhëheqësit e Shqipërisë, i’u imponuan sot edhe popullit të Preshevës”, ka theksuar ai.
Tutje, Arifi ka shkruar se “për këtë momentum politik, do të mbajnë përgjegjësi gjithë lidershipi shqiptarë në Luginë të Preshevës”.
“Këto zgjedhje janë kthim prapa për shqiptarët në Luginë, jo vetëm për shkak të përçarjes por edhe me përfaqësimin e vetëm një deputeti në parlamentin serb, përkundër potencialit për të dërguar tre apo katër deputetë.
Përtej arsyeve që çuan në bojkot, është dhe vetëdija e qytetarëve me pritshmëritë nga rezultati që do të sjellte deputeti në Beograd, ku fatkeqësisht çdo mandat i deputetit dekadave të fundit i ka zhgënjyer. Shqiptarët nuk presin më që në Beograd një apo dy deputetë të mund të sjellin ndryshime për shqiptarët. Historikisht, deputetët, me mungesën e efekasitetit të tyre, nuk kanë arritur të sjellin rezultate pozitive për popullsinë shqiptare të Luginës, sepse në radhë të parë i kanë shërbyer përmbushjes së apetitve personale-partiake, me politika egocentrike”, vijon reagimi i tij.
Tutje, ai ka shkrua se për këto zhvillime kishte paralajmëruar më herët.
“Njëjtë patëm paralajmëruar edhe për dërgimin e mjeteve të Kosovës – Fondin 2 milion euro, të cilat u keqëpërdorën brutalisht nga PVD-ja për këto zgjedhje parlamentare, të cilët i investuan në blerjen e votave. Kjo e ka shtyrë edhe rezultatin e “listës së Kurtit” dhe ka mundësuar që të ketë një mini – ngritje të Listës së Kamberit krahas me vitin e kaluar. Pra, korrupsioni lokal duke keqpërdorur mjetet e Kosovës për blerjen e votave për Kamberin, ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm ditën e djeshme.
Por, çka mbetet e paqartë është qëllimi i Kryeminstrit Kurti, pas gjithë atij investimi në zgjedhjet parlamentare; a po synonte të dërgonte më shumë se një deputetë dhe rezultatet devijuan nga planet e tij, apo po synonte të dërgonte vetëm Kamberin si deputet të vetëm si doraputhës kryesor. Kjo paqartësi mbetet e padefinuar”.
Sipas Arifit, kryeministri Kurti ka sjell dëshpërim në Luginë.
“Falënderim i veçantë kandidatit tonë Visar Memeti dhe kandidateve tjerë, anëtarëve dhe gjithë strukturës së ALTERNATIVA për Ndryshim dhe mbi të gjitha për komisionerët tanë në vendvotime për punën e përpiktë dhe profesionale që kanë bërë në procesin e djeshëm. Votuesve e partisë më të madhe në Luginë, ALTERNATIVA për Ndryshim, ndarja në dy lista dhe mbështetja selektive e kryeministri Kurti sollën një dëshpërim që çoi deri në bojkot të këtyre zgjedhjeve. Rrjedhimisht, rezultati i listës sonë pasqyron më së miri këtë dëshpërim dhe për këtë arsye e kemi vetëm një deputet dhe jo tre.
20 vjet përvojë politike të Kamberit dhe Mustafës (tek e cila Mustafa ishte gjithëher kundër PVD-së së Kamberit, 20 vjet zhvatje dhe bashkëpunim me Serbin dhe që kanë dëshpëruar qytetarët panderprerë. Sot, pasi kanë përcarë shqiptarët në Luginë dhe ende pas 20 viteve nuk mësuan t’i lënë anash interesat personale dhe të krijojnë unitet mes shqiptarëve, u bënë bashkë për po të njejtin qëllim, u bashkuan rreth burimit të vetëm nga i cili mund të zhvatin e që është buxheti i qeverisë së Kosovës. E në anën tjetër në parlamentin serb përveç që do ta puthin doren e Vuçiqit, rezultatet dhe zgjidhjet e problemeve të shqiptarëve do të jenë 0”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Avokati Bajraktari tregon arsyen pse Specialja nuk e lejoi Thaçin të merr pjesë në varrimin e babait

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Haziri reagon ndaj deklaratës së Avdullah Hotit: LDK është e anëtarësisë, jo e funksionarëve

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren