LAJMI I FUNDIT:

Arif Muçolli: Si argat i politikës, Agim Çeku e trefishoi numrin e veteranëve

Arif Muçolli: Si argat i politikës, Agim Çeku e trefishoi numrin e veteranëve

Njëri prej eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap, Arif Muçolli, i përkujton Agim Çekut se kur ishte komandant i TMK-së, ia kishte dërguar tri herë të dhënat e Zonave Operative e ushtarëve e asnjëherë shifra ushtarëve të UÇK-së nuk ishte mbi 20 mijë.

“KA APO NUK KA NEVOJE PER RIVERIFIKIMIN E LISTAVE TE VETERANEVE

Nuk ka nevoje te riverifikohen keto lista,paska deklarue z.Agim Ceku!


– Po eshte normale kjo deklarate, sepse riverifikimi do te nxjerr ne shesh parregullesite e medha qe jane bere gjate ketij procesi.

Eshte per tu qudite se si ka mundesi qe z.Agim Ceku te nenshkruej keto lista se paku tri kater here,e te kene gjinje ndryshime.

Po ja perkujtoj z.Agim Cekut, se sa ishte Komandant i TMK-se,se paku dy deri ne tri here i kemi grumbullue te dhenat per keto kategori nga te gjitha Zonat dhe asnjehere nuk eshte kalue nr.prej 20 mij.

Keto dokumente egzistojne ne arkivin e TMK-se.

Ndersa tani kur kete pune z. Agim Ceku e ka krye si argat i politikes nr.na qenka trefishue (afer 60 mije).

Andaj duhet pranuar se kjo rritje,apo kjo parregullesi eshte bere pikespari per interesa politike,klanore,familjare,por edhe per ato materiale.

Prandaj z.Agim Ceku,si dhe te gjthe ata qe jane te involvuem ne kete proces,e qe i kan kontribue kesaj parregullesie, duhet ta kuptojne, se ky eshte devalvimi me i madh i vleres se luftes qe eshte bere deri me tani” (sic.), ka shkruar Muçolli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori