Arianit Koci, për vdekjen e Astrit Deharit: Kemi dështuar si shoqëri, kjo nuk është Kosova që e kemi ëndërruar!

Vdekjen tragjike të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, e ka komentuar edhe avokati Arianit Koci, i cili thotë se për Deharin ka dëgjuar vetëm fjalë të mira.
“Dhimbjen që po e ndiej për vdekjen e Astrit Deharit, nuk po gjej fjalë ta përshkruaj. Sytë me lotë i kam. Nuk e kam njohur personalisht, e as jam përkrahes i opsionit politik që e ka përfaqësuar i ndjeri. Por, shumë fjalë të mira kam dēgjuar për studentin e mjekësisë, Astritin. Me te ka vdekë edhe një pjesë e jona. Thjesht, si shoqëri kemi dēshtuar. Nuk kemi krijuar perspektivë për rininë tanē. Kjo nuk është Kosova që e kemi ëndërruar!” (sic.), ka shkruar Koci. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































