LAJMI I FUNDIT:

Ariana Grande me mesazh të përzemërt për fansat në përvjetorin e tretë të sulmit terrorist në Manchester

Ariana Grande me mesazh të përzemërt për fansat në përvjetorin e tretë të sulmit terrorist në Manchester
Ariana Grande

Ariana Grande ka ndarë një mesazh të përzemërt për fansat e saj një ditë para tre vjetorit të sulmit terrorist në ‘Manchester Arena’.

Këngëtarja 26-vjeçare bëri një postim prekës në rrjetin social, Instagram duke u treguar fansave se ‘zemra e saj ishte me ta’.

“Dua të marr një moment për të pranuar dhe dërguar dashurinë time për të gjithë ata që po ndiejnë trishtimin në përvjetorin e tretë që vjen këtë javë”, ka shkruar ajo.


Ariana Grande (Foto: Getty Images/Guliver)

Krijuesja e shumë hiteve shtoi se incidenti tragjik vazhdon të ketë një ndikim mjaft të madh edhe në ditët e sotme.

“Asnjë ditë nuk kalon pa më prekur mua dhe të gjithë juve. Unë mendoj për ju gjatë gjithë javës dhe fundjavës. Zemra, mendimet dhe lutjet e mia janë gjithmonë me ju”, ka thënë ajo.

Sulmi terrorist i kryer nga Salman Abedi, 22-vjeçar, ndodhi më 22 maj 2017 dhe rezultoi në vdekjen e 23 personave ndërsa 139 persona u plagosën.

Ariana u rikthye në Manchester për herë të parë në gusht 2019, ndërsa performoi në eventin e ‘Manchester Pride’ në Mayfield Depot.

Ariana Grande (Foto: Instagram)

Ylli e pranoi se ishte shumë e mërzitur në momentin kur doli për të performuar në qytetin e Veriut, ku përfitimet e koncertit shkuan për fondin e bamirësisë në mbështetje të familjeve të viktimave.

“E dua shumë Manchesterin, faleminderit shumë që më ke kthyer”, e nisi performancën e saj Grande pavarësisht emocioneve të mëdha që kishte. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Kalo në kategori