Kombëtarja e Argjentinës ka marrë fitoren e parë pasi është shpallur kampion i botës tre muaj më parë.
Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit kanë zhvilluar ndeshje miqësore me Panamanë në Estadio Monumental në Buenos Aires, ku kanë triumfuar me rezultat të pastër 2-0.
Por për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 78-të e ndeshjes, kur sulmuesi i Atlanta United, Thiago Almada realizoi pas asistimit nga Leandro Paredes.
E për golin e dytë u përkujdes futbollisti më i mirë i Argjentinës, Lionel Messi 11 minuta më vonë.
Kapiteni i bardhekaltërve realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për t’i dhuruar tifozëve një gëzim fantastik.
Edhe para fillimit të ndeshjes pati festë të madhe, pasi heronjtë e Argjentinës u pritën me duartrokitje për triumfin në Katar 2022 ku fituan Kupën e Botës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4MwYpjlGKhs