Ardian Shala prezanton programin qeverisës për gratë e Suharekës, premton mbështetje konkrete

Kandidati për kryetar në Komunën e Suharekës, Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka diskutuar për programin qeverisës me gratë e Komunës së Suharekës, në një takim të organizuar nga Forumi i Gruas së LDK-së dega në Suharekë.
Shala beson fuqishëm se gratë janë shtylla e zhvillimit të shoqërisë forca që mban familjen dhe çdo ndryshim i mirë që ndodh në vend.
“Energjia dhe përkushtimi i tyre më dhanë besim se ndryshimi ka ndodhur. Në qeverisjen time, gratë do të jenë bashkëvendimmarrëse dhe do të kenë mbështetje konkrete: Avancim të shërbimeve shëndetësore për gratë, me fokus në kujdesin parandalues, subvencionimi i Lindjeve, Rritje të përfaqësimit të grave në vendimmarrje e në administratë, fonde për gratë sipërmarrëse, formimi i Këshillit të Grave të Komunës së Suharekës”, ka shkruar Shala.
Tutje ai tha se Suhareka po bashkohet për ndryshim dhe LDK po rikthehet fuqishëm. /Telegrafi/


















































