LAJMI I FUNDIT:

Ardian Ismajli: I jam lutur Zotit të vijë kjo ditë, jam i lumtur që jam këtu

Ardian Ismajli: I jam lutur Zotit të vijë kjo ditë, jam i lumtur që jam këtu
Foto: Supersport.al

Ardian Ismajli që në debutimin e tij me Shqipërinë tregoi se mund t’i japë shumë Kombëtares shqiptare në të ardhmen pasi u dallua qartë që është një futbollist me cilësi.

Ish-kapiteni i 21-vjeçarëve të Kosovës ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të kësaj të mërkure për ndeshjen ndaj Turqisë së bashku me Frederik Veselin, teksa nënvizoi se ai ka vuajtur shumë gjatë gjithë karrierës së tij për të mbërritur këtu ku është sot.

“Gjatë gjithë karrierës time kam pasur shumë vuajtje. Janë bërë shumë padrejtësi ndaj meje. I jam lutur Zotit të vijë kjo ditë. Jam i lumtur që jam këtu. Besoj që do e shpërblej besimin në të ardhmen. Kemi shumë shanse të kualifikohemi. Franca është ekip i mirë. Kemi mundësi të mëdha të dalim të dytët”.


Ismajli pritet të aktivizohet titullar nga trajneri Panucci së bashku me Gjimshitin në qendër të prapavijës, megjithatë futbollisti i Hajdukut të Spiltit përsa i përket formacionit nuk zbuloi asgjë.

“Formacioni? Deri në ditën e ndeshjes nuk dimë asgjë. Ekipet janë të përziera, nuk e di askush kush do luajë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm.Kemi edhe 2 ditë kohë të stërvitemi. Kush do luajë të tregojë më të mirën. Unë besoj se Turqia nuk është gjë në mbrojte. Mesfushën dhe sulmin e kanë të mirë, por s’duhet të kemi frikë. Besoj se do fitojmë”.

Ismajli: I lumtur dhe krenar me debutimin te Shqipëria, Kosovës i uroj suksese
Lexo po ashtu Ismajli: I lumtur dhe krenar me debutimin te Shqipëria, Kosovës i uroj suksese

22-vjeçari ka besim se kuqezinjtë do të arrijnë ta mposhtin Turqinë në sfidën hapëse të kualifikuese të Euro 2020.

“Nuk është Turqia siç ka qenë më parë. Besoj se do ja dalim. Unë kam 2 ndeshje që jam këtu. Kam luajtur me Mavrajn dhe Gjimshitin, për mua janë të gjithë njësoj. Nuk ka asnjë dallim”.

Përsa i përket vendosjes së skuadrës në fushë, Ismajli e pranoi se prioritet do t’i kushtohet mbrojtës për të mos pësuar dhe për të kërkuar më pas golin e fitores.

“Trajneri e ka parë të arsyeshme të marrë më shumë mbrojtës, ndoshta do bëjmë lojë më mbrojtëse. Për sa i përket Andorrës jemi favoritë, ndërkohë me Turqinë do shikojmë si do shkojë ndeshja”. /SuperSport/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick emëron lojtarin që aktualisht është më i mirë se Lamine Yamal

Hansi Flick emëron lojtarin që aktualisht është më i mirë se Lamine Yamal

La Liga
Real Madridi vuan përballë Celta Vigos, por kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Real Madridi vuan përballë Celta Vigos, por kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

E kryer: Guardiola bën goditjen e radhës, top sulmuesi zbarkon te Manchester City

E kryer: Guardiola bën goditjen e radhës, top sulmuesi zbarkon te Manchester City

Premier League
Sensacioni më i ri i Liverpoolit që shënoi 90 gola në një vit kalendarik është djali i ish-lojtarit të Ligës Premier

Sensacioni më i ri i Liverpoolit që shënoi 90 gola në një vit kalendarik është djali i ish-lojtarit të Ligës Premier

Premier League
Nga Italia raportojnë se Kyle Walker ka arritur marrëveshje me Milanin

Nga Italia raportojnë se Kyle Walker ka arritur marrëveshje me Milanin

Serie A
Kalo në kategori