LAJMI I FUNDIT:

Arda Turan i bashkohet debatit, zgjedh më të mirin mes Ronaldos dhe Messit

Arda Turan i bashkohet debatit, zgjedh më të mirin mes Ronaldos dhe Messit

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo. Ky ka qenë debati më i madh në mesin e tifozëve të futbollit për vite me radhë.

Për çdo mbështetës që vlerëson magjistarin e Barcelonës mbi gjigantin e Juventusit, ka dikush që argumenton saktësisht të kundërtën.

Debati do të vazhdoj për shumë kohë edhe pasi të dy të dalin në pension sepse të jemi të sinqertë, të dy i kanë dhënë shumë futbollit dhe kanë fituar shumë trofe dhe mund të mos ndahen njëri nga tjetri.


Balotelli zgjedh më të mirin mes Messit dhe Ronaldos, jep edhe arsyen
Lexo po ashtu Balotelli zgjedh më të mirin mes Messit dhe Ronaldos, jep edhe arsyen

Por, nuk është kështu dhe përkundrazi, tifozët, ekspertët dhe madje edhe lojtarët pëlqejnë të debatojnë se kush është më mirë.

Arda Turan së fundmi ka peshuar debatin, dhe ai pretendon se vetëm miqtë dhe shokët e skuadrës së Ronaldos pretendojnë se ai është më mirë se Messi, sepse ata përgjigjen ‘politikisht’.

“Nuk ka asgjë të keqe për të zgjedhur Ronaldon, por ai është një golashënues, megjithëse shumë i veçantë”, ka thënë fillimisht Turan për BeIN Sports Turkey.

“Messi bën gjithçka në këtë lojë. Ai bën gjëra që ju as nuk mund të imagjinoni të bëni. Inteligjenca e tij, vizioni i tij, pasimet i tij janë shumë të ndryshme”.

Rooney i jep fund debatit duke zgjedhur më të mirin mes Ronaldos dhe Messit
Lexo po ashtu Rooney i jep fund debatit duke zgjedhur më të mirin mes Ronaldos dhe Messit

“Dhe çdo person me të cilin kam biseduar për këtë pajtohet me mua”.

“Përveç personave që janë afër Ronaldos, shokëve të tij të skuadrës, të cilët thonë se është Ronaldo pasi përgjigjen në mënyrë politike”.

“Ronaldo është shoku im dhe nuk është vendi im për të vënë në dyshim cilësinë e tij. Por, unë mendoj se Messi është më i mirë”, përfundoi ylli turk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori