Spektakli i së martës (23 janar) ishte me përplot ngjarje e surpriza në Big Brother VIP Albania 3.

Një pjesë e madhe e banorëve qenë protagonistë, e disa të tjerë nuk u dëgjuan fare.


Për këtë, gjatë Prime-t u bë edhe një ironi nga opinionisti i këtij reality shou, Arbër Hajdari.

Screenshot 7 45 Foto: Screenshot/YouTube

Teksa ishte në lidhje me konkurrentët, ai ngacmoi artistin Bardhyl Idrizi - Bardhi.

"Bardhi në shtëpi është?", ka thënë Hajdari duke shtuar se nuk u dëgjua në asnjë debat.

420212779 1174127520659553 9036882018063235649 n Foto: Screenshot/TikTok

Reperi më pas theksoi se nuk i ka rënë askush në qafë dhe se ka qenë më i distancuar nga debatet.

Nga shtëpia së fundmi u largua Alfio Rrotani dhe hynë dy të rinj: Graciano Tagani dhe Erjola Doçi. /Telegrafi/