Pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, shumica e popullsisë kanë filluar të ndajnë mesazhe sensibilizuese në rrjete sociale.

Edhe modelja e njohur, Arbenita Ismajli, ka bërë një gjë të tillë, e cila ka ndarë një fotografi me një artist ndërkombëtar.


Imazhin ajo e ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku është parë me këngëtarin Akon, emri i vërtetë i të cilit është Aliaume Damala Badara Thiam.

arbenitalsmajli 102864739 291332568663475 5565895077353329862 n 1 (Foto: Instastory)

“Unë thjesht e dua artin dhe kulturën e tyre. Ata kanë bërë shumë për këtë botë dhe njerëzit guxojnë të jenë racistë. Po, unë kam takuar shumicën e artistëve në Amerikë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Modelja e njohur tashmë jeton dhe vepron në Britaninë e Madhe, ndërsa u bë shumë e frekuentuar në media sociale përmes lidhjes së saj me rep-artistin Fero. /Telegrafi/