Arben Zeqiri rrëfen për golin në finalen e Kupës së Kosovës dhe medaljen nga presidenti Ibrahim Rugova

Në episodin e 64-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir vjen Arben Zeqiri, një nga figurat më të dashura dhe më të veçanta që ka dhënë futbolli i Gjilanit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Zeqiri ka folur për momentet më të mira në karrierën e tij, ku ndër to veçon edhe golin që kishte realizuar në finale të Kupës së Kosovës.
“Nje tjetër që më mallëngjon shumë ai gol është prezent ka qenë në stadium presidenti i ndjerë Rugova, na pati dhënë medaljet”.
“Edhe atë e kam si nostalgji që nuk e harroj kurrë. Ka qenë ndër më të bukurit dhe ndër golat ose goli më i rëndëishëm për me ma dhënë një karrierë me më shumë vetëbesim, autoritet dhe besim të trajnerit në mua”.
“I ri kam qenë, 65 kilogramë, 1.68 i gjatë dhe me më besu një pozitë të tillë, e di me emocione shpesh hyja në lojë, edhe me lot ndoshta, sepse përgjegjësia ka qenë e madhe me vesh një fanellë që prezantoje 10 mijë shikues”.
“Besiana-Gjilani 18 mijë shikues kanë qenë në vitin 2002 në finale. Sada ka qenë kapiteni dhe kurrë se harroj për motivin që ma jepte jo vetëm mua, por të gjithë bashkëlojtarëve të mi të rinj”, ka thënë Zeqiri mes tjerash.
Episodin e plotë me Arben Zeqirin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com



















































