Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka folur për mesfushorin e Real Madridit, Fede Valverde, duke zbuluar një pjesë nga biseda që pati me të para përballjes ndaj Benficës.

Arbeloa u shpreh me tone vlerësuese për rolin dhe ndikimin e kapitenit në skuadër.


“I thashë se dua edhe golat dhe asistet e Ancelottit. Pse të mos kërkojmë gjithçka? Fede ma ka treguar nivelin e tij që nga dita kur unë erdha. Ai e di sa i rëndësishëm është për mua si lojtar”.

“Ai është kapiten, praktikisht një zgjatim i imi në fushë, një nga liderët e ekipit dhe përfaqëson në mënyrën më të mirë atë që duhet të jetë një lojtar i Real Madridit”.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për nivelin që po tregon, për mënyrën si po luan dhe për përkushtimin e tij. Edhe kur ka shqetësime fizike, ai nuk dëshiron të ndalet, kërkon të vazhdojë dhe të luajë”.

Valverde vazhdon të jetë një nga figurat kyçe të skuadrës madrilene, duke dëshmuar lidership, qëndrueshmëri dhe profesionalizëm në çdo paraqitje të tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app