LAJMI I FUNDIT:

“Arabët mund të presin edhe tre ose katër vite, ti duhesh të vish te Chelsea” – Obi Mikel edhe jashtë fushës po e ndihmon ish-klubin e tij

“Arabët mund të presin edhe tre ose katër vite, ti duhesh të vish te Chelsea” – Obi Mikel edhe jashtë fushës po e ndihmon ish-klubin e tij

John Obi Mikel është një legjendë e Chelseat, pasi ka kaluar 11 vite të karrierës së tij në Stamford Bridges, nga 2006 deri më 2017.

Ish-mesfushori nigerian i ka dhënë fund karrierës së tij, por ai po vazhdon ta ndihmojë klubin londinez, pasi dëshiron t’ia dërgojë një top sulmues.

Mikel ka një podkast të tij dhe së fundmi ka pasur mysafirë bashkëkombësin e tij Victor Osimhen i cili aktivizohet me Napolin.


Ish-reprezentuesi nigerian i ka thënë Osimhenit se ai do të ndërmjetësoj kalimin te Chelsea, pasi dëshiron që The Blues të përforcohen në repartin ofensivë.

Osimhen e pranon se do të largohet nga Napoli, përmend dy gjigantët e Ligës Premier
Lexo po ashtu Osimhen e pranon se do të largohet nga Napoli, përmend dy gjigantët e Ligës Premier

“Sezonin e ardhshëm, e di që do të vish te Chelsea”, i tha Obi Mikel sulmuesit në podkastin e tij Obi One, siç citohet nga Fabrizio Romano.

“Po ju them, unë do të jem agjenti për të ndërmjetësuar atë marrëveshje. Do të sigurohem që të ndodhë. Ne po qajmë për dikë si ju, që kur Drogba u largua nga klubi”, tha Mikel.

Tutje ish-mesfushori tha se Arabia Saudite duhet të presë edhe për një kohë, pasi për Osimhen primarë duhet të jetë transferimi te Chelsea.

“Ne po thërrasim që dikush të na japë gola dhe kjo është diçka që ju do të na jepnit. Arabia mund të presë, të na japësh tre ose katër vite në Chelsea. Sezonin e ardhshëm, shpresoj që të vini në klub”.

“Duke jetuar në Londër, ne nuk kemi motin më të mirë, por gjithçka tjetër është e mahnitshme. Më beso, klubi, njerëzit në klub, terreni stërvitor, gjithçka është absolutisht e mahnitshme”, i tha Mikel bashkëkombësit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Kalo në kategori