LAJMI I FUNDIT:

Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air

Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air

Sikurse pritej Apple ka rifreskuar laptopin MacBook Air, i cili është kthyer në një rival tepër serioz edhe për vëllain e madh MacBook Pro.

Bëhet fjalë për dy modele të rinj 11 dhe 13-inch, me sistem operimi X 10.7 Lion, të cilët sapo kanë dalë në treg. Laptopi 11-inch, ndryshe nga versioni i vjetër me procesor 1.4GHz Intel-Core, tani ka një procesor Core i5 1.6GHz ose 1.7GHz, 2GB/RAM, memorje të integruar opsionale 64-128 GB.

Ndërsa prototipi me ekran 13-inch, ka procesor Core i7 1.8GHz, 4GB DDR3 RAM, kartë grafike nVidia GeForce 320M, memorje të integruar 128-256 GB. Çmimet për këto laptopë nisin nga 1000-1300 $. /Telegrafi/