Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i mbajtur në Uashington, D.C.

Siç bëhet e ditur në njoftim në këtë takim, u shqyrtua aplikacioni i AKA-së në kuadër të procesit të njohjes si autoritet akreditues.


Gjatë sesionit publik të takimit, anëtarët e Bordit të CHEA-së shqyrtuan materialet e paraqitura nga AKA dhe parashtruan pyetje lidhur me aplikacionin, funksionimin e Agjencisë, standardet e sigurimit të cilësisë, si dhe zhvillimet në sistemin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/