LAJMI I FUNDIT:

Apeli e liron nga akuzat për korrupsion ish-kryetarin e Malishevës

Apeli e liron nga akuzat për korrupsion ish-kryetarin e Malishevës

Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është liruar nga akuza për korrupsion nga Gjykata e Apelit.

Sipas vendimiT që ka siguruar KALLXO.com, Gjykata e Apelit me aktgjykim e ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë nga vendimi dënues në atë lirues.

Shkalla e parë e kishte dënuar Begajn me 6 muaj burgim, i cili me pëlqimin e Begajt u zëvendësua me gjobë prej 5 mijë euro.


“Aprovohet si e bazuar ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Ragip Begaj, Av. Emrush Kastrati, dhe aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special i datës 14.04.022 ndryshohet ashtu që i akuzuari lirohet nga akuza” – thuhet në aktgjykim.

Gjykata këtë vendim e mori në seancën që është mbajtur më 28 korrik 2022.

Begaj, sipas prokurorisë në vitin 2018 kishte caktuar një lokacion për ndërtimin e një shkolle në fshatin Prenoc, ku i kishte premtuar të dëmtuarit Rexhep Rudi që të hyjë në marrëveshje për shkëmbimin e tokës me qëllim të ndërtimit të shkollës.

Dosja e prokurorisë thotë se një pjesë e kësaj shkolle ishte planifikuar që të ndërtohet në pronë private, e cila ishte në kundërshtim me vendimet e Komunës së Malishevës./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori