Anya Taylor-Joy dukej tejet e veçantë në shfaqjen e brendit Dior të martën në kuadër të Javës së Modës në Paris.

Aktorja që njihet për stilin klasik të veshjes, zgjodhi një bluzë me grep ngjyrë bezhë, të cilin e kombinoi me një fustan po ashtu të punuar me grep.


Duke mbuluar shpatullat e saj me një xhaketë elegante kaki, ylli i Queen’s Gambit, kompletoi paraqitjen me çizme të zeza dhe me grim ‘smokey’.

90037113 13886119 image a 80 1727185581547

Ajo edhe kësaj here, tregoi elegancën dhe sharmin, me personalitetin e saj mbizotërues.

Aktores në këtë event iu bashkuan edhe Natalie Portman dhe Rosamund Pike derisa pozonin për fotografi. /Telegrafi/

90037119 13886119 image a 63 1727184600306

90037121 13886119 The Peaky Blinders star completed her look with chunky black boo m 83 1727185595013