Anya Taylor-Joy mahniti me elegancën e saj në koncertin “SNL50: The Homecoming” në New York, teksa festoi Shën Valentinin pranë bashkëshortit të saj, muzikantit Malcolm McRae.

Aktorja 28-vjeçare u shfaq me një fustan mëndafshi të bardhë me detaje luksoze, duke reflektuar hijeshinë e vjetër të Hollywood-it.


Ajo kompletoi pamjen me një pallto me gëzof dhe aksesorë minimalë, ndërsa pozonte me hijeshi në tapetin e kuq, shkruan DailyMail.

95239967 14400379 image a 1 1739608978349

Anya dhe Malcolm, të cilët u martuan fshehurazi në New Orleans në 2022, shfaqën një moment të ëmbël para kamerave.

Në një intervistë të fundit, aktorja zbuloi se ata kanë lindur në të njëjtën ditë dhe takimi i tyre i parë në një studio muzikore ishte i mbushur me kimi.

95240171 14400379 image a 6 1739609165026

Ajo gjithashtu ndau momentin e papritur të propozimit të Malcolm-it në stolin e famshëm të Forrest Gump në Savannah, një detaj që ajo e quan një “aksident të bukur”.

Dyshja celebruan dashurinë e tyre me një martesë të dytë në Venecia në tetor 2023, duke vulosur kështu romancën e tyre në një nga qytetet më romantike të botës. /Telegrafi/

95239965 14400379 image a 2 1739608981120

95240177 14400379 image a 3 1739609056251

95240181 14400379 image a 4 1739609069820