Anxhelo Koçi dhe Adelina Tahiri sjellin këngën e re "Falma"
Këngëtari nga Shqipëria, Anxhelo Koçi, ka bashkuar forcat me këngëtaren shkupjane, Adelina Tahiri për projektin e radhës.
Ata kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor me titull "Falma".
Kënga është ritmike në sensin e baladës, dhe i përket më shumë zhanrit R&B.

Muzika është realizuar nga Anxhelo Koci dhe Alsked Rrenja, ndërsa për tekstin është kujdesur Petro Xhori.

"Falma" është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Vlorë.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksioni nga Shqipëria, MAX Production. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































