Antony i bën të gjitha – Real Betis në finale me Chelsean në Ligën e Konferencës

Real Betis dhe Chelsea do të përballen në finalen e Ligës së Konferencës për edicionin 2024/25.
Chelsea e ka siguruar vendin e saj në finale pas një performance të sigurt kundër Djurgarden, duke i mposhtur ata 1-0 në “Stamford Bridge” dhe 5-1 në total. Goli i vetëm në ndeshjen e dytë u shënua nga Kiernan Desbury-Hall.
Në finale, Chelsea do të përballen me Real Betisin , të cilit i duhej kohë shtesë për të triumfuar ndaj Fiorentinës. Koha e rregullt u mbyll 2-1 në të mirë të italianëve, por spanjollët shënuan në kohën shtesë për të kaluar në finale.
Antony shënoi të parin dhe asistoi të dytin, për Real Berisin, duke konfirmuar formën e tij.
Finalja do të zhvillohet në Ëroclaë të Polonisë, të mërkurën e 28 majit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/05/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































