Antonio Conte e ka kthyer në fortesë të pamposhtur ‘Tottenham Hotspur Stadium’ – shtatë ndeshje, shtatë fitore dhe starti më i mirë në histori të klubit

Startin e sezonit 2022/23, Tottenham Hotspur e ka nisur në mënyrë të shkëlqyeshëm, sidomos në Ligën Premier dhe atë në ndeshjet e shtëpisë.
Skuadra londineze e drejtuar nga strategu italian Antonio Conte, ka grumbulluar 23 pikë në 10 ndeshjet e para të kampionatit.
Ky është totali më i madh i pikëve për Spurs që nga sezoni 1963/1964, kur ata kishin marr 24 pikë në këtë moment të sezonit.
Tottenham aktualisht është i treti në renditjen e Ligës Premier me të njëjtin numër pikësh si Manchester City, i cili do të luajë me Liverpool në Anfield të dielën.
Harry Kane, sulmues i Tottenhamit, ka qenë gjithashtu i jashtëzakonshëm këtë sezon, duke shënuar gola në pesë ndeshje radhazi. Kjo është seria e tij më e gjatë e golave në Ligën Premier nga ai.
Tottenhami ka arritur këtë sezon të fitojë të pesë ndeshjet si vendas në kampionat dhe ka fituar po ashtu edhe dy të tjera në Ligën e Kampionëve.
Spurs nuk kanë humbuar asnjë pikë në shtëpi, duke e kthyer ‘Tottenham Stadiumin’ në fortë të pathyeshme.
Një meritë pa dyshim e trajnerit Antonio Conte që nxjerr maksimumin nga çdo skuadër që drejton.
Se deri ku do të arrijë ky Tottenham, mbetet të shihet deri në fund ta kampionatit. /Telegrafi/





















































