LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni, procedurë për komunën e Kumanovës (Video)

Antikorrupsioni, procedurë për komunën e Kumanovës (Video)

Komuna e Kumanovës ka marrë procedurë për kundërvajtje nga Komisioni kundër korrupsionit pasi ka lëshuar hapësirë afariste gjatë fushatës zgjedhore për kandidatin presidencial, Stevo Pendarovski ku ky i fundit në këtë objekt ka pasur takime me qytetarët.

Anti- korrupsioni ka publikuar edhe prova ku shihet se në njërin nga muret e objektit ka simbole zyrtare të komunës së Kumanovës. Kërkesa për nisjen e procedurës është ngritur nga sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev.

Pas marrjes së përgjigjes ndaj ankesës, ndër të tjera, theksohet se ndërtesa ku është mbajtur takimi është ndërtesa e një ish komiteti, organizata shoqërore dhe politike me adresën e rrugës Ilindenska, ndërsa Komuna e Kumanovës thekson se ndërtesa është në rrugën 11 tetori dhe theksojnë se bëhet fjalë për dy objekte të veçanta”, tha Shemsi Sallai, anëtar i KSHPK.


Në seancë mori pjesë edhe Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili në asnjë moment nuk u pajtua me akuzat e opozitës se ai kishte shkelur ligjin. Dimitrievski thotë se qeveria në vitin 2006 ia ka lëshuar objektin për përdorim komunës së Kumanovës, por komuna nuk është bërë ligjërisht pronare zyrtare ose të jetë në posedim të saj.

Në këtë moment pronën e kësaj lënde e përdorin një numër i madh i partive politike, në mesin e të cilave edhe OBRM-PDUKM-ja edhe PDSM-ja dhe OBRM-PP-ja edhe Partia Demokratik Liberale edhe LSM-ja edhe Shoqatave e Luftëtarëve të Komunës Kumanovës. Për sallën në të cilën është mbajtur takimi, personi i autorizuar nga komuna as nuk ka marrë termin, e as që ka marrë vendim për të mbajtur një ngjarje të tillë në këtë sallë”-pohoi Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.

Antikorrupsionerët kërkuan që të hapet edhe procedura kundër Agjencisë për Ushqim dhe Veterineri meqë gjatë periudhës parazgjedhore ky institucion shtetëror ka pushuar një të punësuar, gjë që bie ndesh me Ligjin për zgjedhje. Kishte edhe rast ku në Komunën e Velesit kanë filluar punë ndërtimore gjatë periudhës parazgjedhore. Kryetari Ace Kocevski u arsyetua se është pritur që të përmirësohen kushtet kohore për ndërtim, dhe ky arsyetim ishte i mjaftueshëm që antikorrupsionerët të refuzojnë kërkesën për denoncim meqë Ligji ka pasur parregullsi./aslat/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori