LAJMI I FUNDIT:

Antigona Gashi laurohet me titullin “Kurora e perëndeshës Afroditë”

Antigona Gashi laurohet me titullin “Kurora e perëndeshës Afroditë”

Autorja e poezisë së dashurisë Antigona Gashi që tani ka rrëmbyer zemrat e lexuesve, ka fituar çmimin për vlerat artistike duke marrë kurorën Perëndesha e poezisë

Autorja dallohet për stilin e të shkruarit sidomos në atë meditativ dhe imagjinativ.


Është një ndër të parat poete që theu tabunë e poezisë së dashurisë ku tashmë poezia e saj është e pranueshme tek lexuesit dhe ka arritur të bëjë për vete shumë adhurues të poezisë.

Poetja e palodhur dhe e frytshme, ia kthen poezisë elanin e humbur, bukurinë e harruar kaherë. Për kënaqësinë e më shumë adhuruesve të fjalës së shkruar, Antigona publikon vargje përplot frymëzim, vargje me të cilat promovon dashurinë, mallin, romantikën, pikërisht sa edhe vuajtjen, lëndimet, dobësitë…

Muza e saj dëshiron të ikë nga rrëmuja e krisur e shoqërisë bashkëkohore dhe të gjejë personin pa maskë dhe pa gënjeshtër, i cili është më i afërt me zemrën e saj.

Në vargjet e Antigonës të gjithë e kemi gjetur veten, qoftë në orët e vetmisë, qoftë në shoqërime, apo në përqafime dashurore. Dashuria është për të është temë e pashterur, mirëpo ajo shkruan edhe për jetën, duke mos hequr dorë nga shqetësimet e veta e sensacionet e veta.

Sipas mbretërisë së saj të shprehjeve të bukura, femrat, me rastin e leximit të poezisë së Antigonës, ndihen sikur perëndesha, të kurorëzuara në piedestalin e zemrave të meshkujve.

Por, për çka Antigona këndon kur është fjala për dashurinë? A është ajo nostalgji për dashurinë e humbur, e cila kurrë vërtet nuk ka mundur të jetë e realizuar, andaj vetvetiu ka mbetur e madhe dhe e paarritshme, sepse “vetëm dashuritë e pamundshme janë të mëdha”? Ose vargjet e saj janë fryt i momenteve të bukura dhe të çmueshme në të cilat arrihet kulmi i zgjimit vetjak, aq afër arritjes së ndjenjës së tyre të ekzistimit shpirtëror në të cilin humbet uni i saj për t’u bërë ne, kur secila ndarje nga qenia e dashur sjell dhembje dhe pikëllim?

Poeten e pasionit dhe të dashurisë Antigonë Gashi, do ta lexojnë fanatikët, të dashuruarit, të zhgënjyerit, të brishtët, do ta lexojnë të gjithë me nga një gotë verë në dorë, të braktisurit, të cilët presin përqafimin për të cilin me vite ëndërrojnë. Do ta lexojnë të pikëlluarit dhe të gëzuarit. Ata do ta lexojnë dhe do ta kujtojnë secilën prej dashurive të humbura.

Nuk thuhet kot dhe mbase është katëcipërisht e saktë thënia “Nëse të dashuron poeti, kurrë nuk do të vdesësh…” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori