Aksion i policisë në Prishtinë, Pejë dhe Gjilan, gjashtë të arrestuar konfiskohen 45 kg drogë

Në tri operacione, Prishtinë, Pejë dhe Gjilan, Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 45 kilogramë drogë, dhe ka arrestur 6 persona.
Siç njofton PK, operacioni i parë është realizuar të hënën rreth orës 15:00.
“Pas pranimit të informatave të rëndësishme në rrugë operative se në teren është duke u kryer një transport i një sasie të dyshuar të substancës narkotike (drogë)”.
“Njësitet e antidrogës në rajonin e Prishtinës me shpejtësi dhe profesionalizëm kanë zhvilluar një plan taktik me ç ‘rast në orët e pasdites në Magjistralen Prishtinë-Gjilan, afër fshatit Hajvali në asistencë edhe të njësive për reagim të shpejtë të Policisë në Prishtinë (NJRSH), është arrit të ndalohet një automjet i tipit Golf 7, me targa vendore”, thuhet në komunikatë.
Gjatë operacionit të kontrollit në bagazhin e automjetit janë gjetur tri (3) çanta me gjithsej nëntë (9) paketime me substancë të dyshuar narkotike.
Pas verifikimit dhe matjeve nga policia ka rezultuar se substanca ishte e llojit marihuanë dhe peshonte njëzet e gjashtë mijë e treqind gram (26300 gr. apo 26.3 kilogram).
Droga është sekuestruar dhe bashkë me të si prova materiale janë konfiskuar automjeti dhe dy celular.
Në koordinim me prokurorin kompetent, është iniciuar rasti dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore
Operacioni i dytë, po ashtu sot është realizuar në koordinim me stacionin policor në Klinë, rajoni i Pejës, ku gjatë verifikim dhe kontrollit të dy personave, në një automjet janë gjetur dhe sekuestruar sasi e dyshuar e substancës narkotike.
“Gjatë kontrollit më në detaje, drogë e llojit marihuanë ka rezultuar të jetë fshehur edhe nën plastikën e ventilimit mbi motor të automjetit ne peshë prej mbi 500 gram. Në këtë rast si dëshmi janë konfiskuar edhe një thikë, dy pako rizlla dhe para të gatshme, përderisa dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.
Operacioni i tretë, i anti drogës së Policisë së Kosovës i koduar me emrin “Trekëndëshi” sot ka vënë nën pranga tre (3) persona të dyshuar (dy shtetas kosovar dhe një shtetas shqiptar) dhe është realizuar në mbështetje të njësitit policor për reagim të shpejtë (NJRSH) në Gjilan dhe njësive tjera.
Ky operacion i suksesshëm policor ka rezultuar me konfiskimin e rreth nëntëmbëdhjetë (19) kilogramëve substancë të dyshuar narkotike, e cila është gjetur në automjetin e njërit nga të dyshuarit.
Si dëshmi janë sekuestruar, droga rreth (19 kg), dy automjete dhe para kesh 958 euro dhe 2700 lekë.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Gjilan, përderisa tre të dyshuarve ju caktohet masa e ndalimit policor.
Policia e Kosovës po ndërmerr veprime konkretet në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti masa aktive ligjore po ndermerren ndaj të gjithë atyre personave të cilët janë të përfshirë në trafikim, shitje dhe abuzim me substanca narkotike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri