LAJMI I FUNDIT:

Anthony Joshua nokauton Molinan, cakton duel me Klitschkon (Foto)

Anthony Joshua nokauton Molinan, cakton duel me Klitschkon (Foto)

Boksieri britanik, Anthony Joshua, e ka mbrojtur me sukses titullin e tij të peshave të rënda, IBF, duke e mposhtur Eric Molinan në Mançester.

27-vjeçari, i cili e mbronte për të dytën herë titullin, e nokautoi amerikanin në raundin e tretë dhe gjyqtari e përfundoi ndeshjen.

Kundërshtari i tij nuk u çua më
Kundërshtari i tij nuk u çua më

Me këtë fitore, Joshua numëron 18 nokaute nga po aq meçe dhe do të ndeshet me mbretin e peshave të rënda, Wladimir Klitschko, më 29 prill në Wembley – njofton Telegrafi.


Për këtë përballje, Manchester Arena ishte e mbushur plot me 21.000 të pranishëm, mes tyre edhe ish-kampionët, si Klitschko, Shannon Briggs, David Haye dhe kampioni i peshave të mesme, Tony Bellew.

Meçi mes tyre zhvillohet në prill
Meçi mes tyre zhvillohet në prill

Haye dhe Bellew do të duelojnë më 4 mars, prandaj u përfshinë në një zënkë verbale nga karriget e tyre.

Kitschko, i cili në prill do të jetë 41 vjeç i humbi titujt WBA, IBF dhe WBO, nga Tyson Fury në vitin e kaluar. Para një muaji, Fury hoqi dorë nga titujt, pasi po vuan nga një sëmundje mendore. /Telegrafi/

Fury ia rrëmbeu titujt Klitschkos
Fury ia rrëmbeu titujt Klitschkos