LAJMI I FUNDIT:

Anthony Joshua emëron kundërshtarin e tij të preferuar pas fitores ndaj Wallin

Anthony Joshua emëron kundërshtarin e tij të preferuar pas fitores ndaj Wallin

Anthony Joshua u përfshi në një diskutim të vështirë për kundërshtarin e tij të ardhshëm pas fitores së tij ndaj Otto Wallin të shtunën mbrëma.

Boksieri 34-vjeçar tregoi formën e pamëshirshme që fansat kishin dëshiruar teksa shpartallonte suedezin gjatë pesë raundeve të para.

Megjithatë, planet e përkohshme që 34-vjeçari të kthehet në Lindjen e Mesme për t’u përballur me Deontay Wilder në mars tani duken të dështuara. Duke luftuar në të njëjtën kartë, Wilder pësoi një disfatë shokuese nga Joseph Parker.


Nga sa para fituan boksierët pas meçeve në eventin “Day of Reckoning”?
Lexo po ashtu Nga sa para fituan boksierët pas meçeve në eventin “Day of Reckoning”?

Dhe në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, biseda u kthye në mënyrë të pashmangshme se kush do të jetë kundërshtari i radhës për AJ. Promovuesi Eddie Hearn la të kuptohej se një luftë për titullin vakant të botës IBF me kroatin Filip Hrgovic është tani në skenë, përpara një përplasjeje potencialisht me fituesin e duelit mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.

“Do të doja ta shihja atë të luftonte me Tyson Fury”, deklaroi Hearn. “Nëse Tyson mund të mposht Oleksandr Usyk, do të doja ta shihja atë luftë. Shpresoj që Tyson mund të triumfojë”.

Një gazetar më pas iu drejtua drejtpërdrejt Joshuas, duke e pyetur nëse donte Furyn apo Hrgovicin. Fillimisht, duke qeshur, Joshua u përgjigj: “100 për qind Tyson Fury. Por, meqë ra fjala, nuk po i shmangem Hrgovicit. Do të luftoj gjithashtu me Hrgovicin”.

E gjitha ajo që ndodhi në "Day of Reckoning": Fitojnë Parker dhe Joshua
Lexo po ashtu E gjitha ajo që ndodhi në "Day of Reckoning": Fitojnë Parker dhe Joshua

Mirëpo, gazetari nuk i la gjërat të qëndronin aty. Gjithashtu në krah të Joshuas ishte trajneri Ben Davison, një trajner që ka punuar më parë me Furyn. Dyshja u ndanë në vitin 2019 pasi Gypsy King vendosi të merrte SugarHill Steward, një lëvizje që bëri që Davison dhe Fury të ndaheshin.

Dhe duke iu referuar një zënke të mundshme me Furyn, gazetari pyeti: “A e vendos kjo Ben Davison në pozitë të vështirë?” Me Joshuan duke qeshur sërish, vetë trajneri i tij mori mikrofonin për të deklaruar: “Pyetje e panevojshme”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori