Newcastle po shënon fitore ndaj Qarabag me rezultat 5-0, në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kampionëve.

Duket se anglezët do ta largojnë çdo dilemë që në ndeshjen e parë, për të prekur fazën tjetër të kësaj gare.


Anthony Gordon ka arritur të shënojë katër gola vetëm në pjesën e parë ndaj Qarabag. Anglezi shënoi në minutat 3’, 32’, 33’ dhe 45’, ndërsa një gol për ‘Laraskat’ e shtoi Malik Thiaw.


Vetëm tre lojtarë më parë kishin arritur të shënonin katër gola në pjesën e parë në një ndeshje të Champions, me Luiz Adriano, Jose Joao Altafini dhe Borivoje Kostic që mbajnë rekordin.

Me këto katër gola, Gordon ngjitet në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të top-shënuesve në Ligën e Kampionëve, me 10 gola, tri më pak se Kylian Mbappe që është në krye.


Mbetet të zhvillohet edhe pjesa e dytë, ku Gordon mund ta shtojë këtë numër. /Telegrafi/

telegrafi sport app