LAJMI I FUNDIT:

Ansu Fati pritet të largohet në orët e ardhshme nga Barcelona

Ansu Fati pritet të largohet në orët e ardhshme nga Barcelona

Ansu Fati nuk duket të jetë në planet e Xavi Hernandez për këtë sezon, të paktën si titullar.

Ai ka dështuar të nisë tri ndeshjet e para të Barcelonës në La Liga, pavarësisht nga një parasezon mjaft mbresëlënës.

Fati është lidhur me një largim gjatë verës, megjithëse raportimet kanë sugjeruar se 20-vjeçari nuk ka interes të largohet nga Barcelona dhe është i përgatitur të luftojë për vendin e tij.


Përplasje mes Lewandowskit dhe Xavit - polaku i dërgon mesazh trajnerit të Barcelonës përmes mediave
Lexo po ashtu Përplasje mes Lewandowskit dhe Xavit - polaku i dërgon mesazh trajnerit të Barcelonës përmes mediave

Tani duket se Fati ka pranuar se e ardhmja e tij në Barcelonë është e zymtë, pasi Mundo Deportivo ka raportuar se ai është i përgatitur të largohet para mbylljes së afatit kalimtar më vonë këtë javë. Chelsea, Tottenham dhe Borussia Dortmund besohet të jenë opsione për klubin e tij të ardhshëm.

Nëse spanjolli do të largohej, do t’i hapte derën Barcelonës për të nënshkruar me Joao Felix si huazim nga Atletico Madrid. Portugezi është i vendosur të bëjë lëvizjen në Kataluni dhe tani mund të bëhet realitet.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata, por sigurisht duket se është një javë shumë e ngarkuar për Barcelonën, si në përforcime ashtu edhe në largime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori