LAJMI I FUNDIT:

Anita Haradinaj: Lirimi i Ramushit, dhurata ma e mirë e Gjinit

Anita Haradinaj: Lirimi i Ramushit, dhurata ma e mirë e Gjinit

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Haradinaj, në këto momente gjendet në aeroportin ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’ bashkë me familjarët e tjerë si dhe djalin e tyre Gjinin, teksa presin aterimin e liderit të AAK-së.

Ajo ka thënë se me lirimin e Haradinajt është konfirmuar e vërteta e pastër e shqiptarëve dhe pastërtia e luftës së drejtë të popullit të Kosovës dhe gjithë UÇK-së.

”Kemi fituar edhe njëherë, Kosova ka fituar. E ka konfirmuar të vërtetën e shqiptarëve, pastërtinë e luftës së UCK-së dhe luftës së drejtë që ka bërë populli i Kosovës. Nuk ka qenë e vështirë, sepse tek fëmijët e mi ka ekzistuar ftesa se Ramushi kthehet. Jemi të vegjel karshi atyre që humbën jetën për çmimin e Lirisë. Mision i vështirë për t’u përmbushur, jam munduar të mos i zhgënjej as fëmijët as popullin tim e as gjithë shqiptarët në botë. Gjini e ka festuar ditëlindjne me shokët e vet, jo në mënyrën sic duhet festuar një ditëlindje. Ai ka qenë i gëzuar shumë, Gjini e ka vlerësuar si dhuratën më të mirë që një fëmijë mund ta marr në ditëlindjen e tij”, ka thënë ajo për Klan Kosova.


Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori