Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit, Anibar 2024, do të organizohen katër panele diskutimi që do të trajtojnë tema të ndryshme, të gjitha nën sloganin e sivjetmë të festivalit, “Smash the Patriarchy (Shembje Patriarkatit)”.
Këto panele do të jenë platforma të rëndësishme për të eksploruar dhe diskutuar çështje të rëndësishme sociale dhe kulturore.
Data: 17 korrik 2024
17:00 – 18:00 / Galeria e Artit
Paneli i Diskutimit: Unpaid and Unseen
Si rezultat i normave gjinore dhe konstruksioneve tradicionale shoqërore që formohen që nga fëmijëria e hershme, shpesh krijohen pritshmëri që gratë dhe vajzat të marrin përsipër kujdesin familjar si punë pa pagesë. Ky shpërndarje e pabarabartë e punës së papaguar, e cila intensifikohet në moshën e rritur të grave, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tyre individual dhe profesional. Ky panel do të diskutojë se si normat tradicionale gjinore ndikojnë në jetën e grave dhe vajzave si në mënyrë individuale ashtu edhe profesionale, dhe çfarë masash mund të merren për të promovuar një ndarje më të barabartë të punës së papaguar.
Ky aktivitet mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe implementohet nga Anibar.
Data: 18 korrik 2024
17:00 – 18:00 / Galeria e Artit
Paneli i Diskutimit: Rethinking Masculinity
Në shoqëritë tradicionale, rolet gjinore përcaktohen nga vlerat dhe normat shoqërore, role të cilat shpesh janë të ngurta dhe krijojnë një sistem patriarkal me dallime të theksuara midis burrave dhe grave, si në sferën politike, sociale dhe individuale. Nga ky sistem krijohen pritshmëri që burrat të përfaqësojnë maskulinitetin në kuptimin tradicional, duke krijuar një përkufizim të ngushtë të tij. Ky përkufizim i ngurtë i maskulinitetit inkurajon burrat të shtypin emocionet sepse shprehja e këtyre emocioneve shihet si shenjë dobësie, duke dëmtuar kështu shëndetin e tyre mendor dhe fizik. Për rrjedhojë, në këtë kontekst bëhet gjithnjë e më e qartë nevoja për të sfiduar konceptet tradicionale të maskulinitetit.
Çfarë do të thotë të jesh burrë në kontekstin e sistemit patriarkal? Si ndikojnë rolet tradicionale gjinore në mirëqenien emocionale të burrave? Cilat janë pasojat e shtypjes emocionale? Si mund të promovojmë shprehje të shëndetshme të maskulinitetit në mënyrë që burrat të internalizojnë inteligjencën emocionale?
Ky aktivitet mbështetet nga projekti Human Rightivism, i implementuar nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit – CDF, i mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.
Data: 19 korrik 2024
17:00 – 18:00 / Galeria e Artit
Paneli i Diskutimit: Beyond Concrete: Women’s Insecurities in Public Spaces
Cilësia e hapësirave publike në qytete dhe vende duhet të gjykohet nga ajo që u ofron banorëve të tyre – të drejtën për të jetuar, lëvizur dhe punuar me dinjitet dhe siguri. Megjithatë, shumë gra dhe vajza në Kosovë përballen me forma të ndryshme të ngacmimit dhe dhunës seksuale në këto hapësira, duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes, por gjithashtu duke ndikuar negativisht në shëndetin mendor dhe mirëqenien e përgjithshme të grave dhe vajzave. Në këtë panel diskutimet do të përqendrohen në sfidat kryesore që gratë dhe vajzat përballen në hapësirat publike në lidhje me sigurinë dhe ngacmimin seksual. Cilat janë mekanizmat për trajtimin e ngacmimit dhe dhunës seksuale? Cilat janë përgjegjësitë e institucioneve publike? Si mund të ndërgjegjësohen qytetarët për krijimin e një mjedisi të sigurt?
Ky aktivitet mbështet nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Data: 20 korrik 2024
17:00 – 18:00 / Galeria e Artit
Paneli i Diskutimit: Animation: What It Was, What It Is, and What It Will Be
Në këtë diskutim të hapur, ne hulumtojmë evolucionin e animacionit, duke gjurmuar rrënjët e tij, duke ekzaminuar gjendjen e tij aktuale dhe duke imagjinuar të ardhmen e tij. Do të eksplorojmë se si animacioni është transformuar nga fillimet e tij modeste në një medium të fuqishëm të tregimit dhe shprehjes. Ky diskutim do të theksojë gjithashtu kontributet dhe sfidat unike të industrisë së animacionit në Kosovë, ndërsa krahasojmë dhe marrim perspektiva të ndryshme të industrive në vende të tjera nga miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë dhe gjendjen e zhvillimit të tyre.
Ky aktivitet mbështetet nga projekti Human Rightivism, i implementuar nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit – CDF, i mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje