LAJMI I FUNDIT:

Anglia shkatërron Panamanë, Kane realizon het-trik

Anglia shkatërron Panamanë, Kane realizon het-trik
Anglia (Getty Images)

Kombëtarja e Anglisë ka fituar me rezultat të thellë 6-1 ndaj Panamasë.

Tre Luanët kanë fituar edhe ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin G në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”, duke barazuar Belgjikën me gjashtë pikë.

Anglezët e filluan mirë dhe në sulm ndeshjen duke shënuar vetëm pas tetë minutave lojë me anë të mbrojtësit John Stones, i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Kieran Trippier.


Stones hapi serinë e golave (Getty Images)

Në minutën e 22-të të ndeshjes në skenë doli kapiteni i ekipit, Harry Kane, i cili nga pika e bardhë shënoi për 2-0.

Kane shënoi golin e parë dhe të dytë nga pika e bardhë (Getty Images)

Deri në fund të pjesës së parë Anglia arriti të shënoj edhe tri gola tjerë, ku për 3-0 shënoi Jesse Lingard (36′) një gol të bukur nga distanca, pastaj ishte Stones (40′) me kokë për 4-0 dhe Kane (45′) që dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi 5-0.

Lingard shënoi një supergol nga distanca (Getty Images)

Në pjesën e dytë, ekipi i Gareth Southgate uli nivelin e lojës pasi nuk deshi të lodhen për ndeshjen e ardhshme, teksa të dyja skuadrat shënuan nga një gol.

Luhej minuta e 62-të kur Kane shënoi një gol me fat për 6-0 pasi devijoi një goditje të Ruben Loftus-Cheek dhe kështoi kompletoi het-trikun duke arritur në kuotën e pesë golave deri më tani.

Kane komplotoi het-trikun ndaj Panamasë (Getty Images)

Në minutën e 78-të të ndeshjes ishte Felipe Baloy që shënoi golin e parë në histori të Panamasë në një Botëror, duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes 6-1.

Në ndeshjen e radhës, Anglia luan ndaj Belgjikës, ku do të vendoset vendi i parë në grup, ndërsa Panama do të ndeshet me Tunizinë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6mndoc

https://www.dailymotion.com/video/x6mnexv

https://www.dailymotion.com/video/x6mng5d

https://www.dailymotion.com/video/x6mnhnp

https://www.dailymotion.com/video/x6mnh4a

https://www.dailymotion.com/video/x6mnk4l

https://www.dailymotion.com/video/x6mnlhh

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori