Në stadiumin Wembley, Anglia e pret San Marinon në sfidën e parë kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Tre Luanët janë favoritë absolutë për të arkëtuar pikë të plota dhe për ta nisur mbarë rrugëtimin kualifikues në Grupin I.


Trajneri Gareth Southgate e ka planin për të regjistruar fitore përballë homologut Franco Varrella.

Formacioni startues i Anglisë: Pope; James, Coady, Stones, Chilwell; Phillips, Ward-Prowse; Sterling, Mount, Lingard; Calvert-Lewin.

Formacioni startues i San Marinos: E.Benedettini; Battistini, Brolli, Rossi, Grandoni; Lunadei, Golinucci; Hirsch, Berardi, Palazzi; Nanni.

/Telegrafi/

telegrafi sport app