Angelina Jolie ka zbuluar se dikur konsumonte dy pako cigare në ditë, por roli i saj si Lara Croft në “Tomb Raider” e detyroi të ndryshonte mënyrën e jetesës.

Gjatë një bisede në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara, aktorja 49-vjeçare tregoi se për t'u përgatitur për filmin e vitit 2001 iu nënshtrua një regjimi të rreptë stërvitjeje.


"Duhej të ndryshoja plotësisht shëndetin dhe jetën time", tha ajo, duke shtuar se me kalimin e kohës, nuk dëshironte më asgjë tjetër përveç ushqimit të mirë, ujit dhe gjumit, shkruan DailyMail.

94951647 14370305 Angelina Jolie shared that before getting in shape for her turn  a 25 1738890205843

Pasi xhirimet përfunduan, Jolie hoqi dorë nga pirja e duhanit. "Nuk e kam bërë më… mirë, ndoshta një ose dy herë", pranoi ajo.

Gjatë festivalit, ylli u nderua me çmimin Maltin Modern Master dhe emocionoi publikun teksa foli për nënën e saj të ndjerë, Marcheline Bertrand, e cila gjithmonë e mbështeti në karrierën e saj.

94955033 14370305  I admittedly came in smoking two packs a day and completely had m 12 1738892183020

"Ajo hoqi dorë nga ëndrrat e veta krijuese, por më ndihmoi të ndjek të miat", tha Jolie, duke kujtuar se e ëma i shkruante letra personazheve të saj filmikë.

Në mbyllje, ajo përmendi rolin e saj të fundit si Maria Callas dhe u përpoq të imagjinonte se çfarë do t'i kishte shkruar nëna e saj këtij personazhi.

"Maria kishte shumë gjëra, por kurrë nuk pati dashurinë e një nëne", tha Jolie, duke pranuar se ndjeshmëria dhe kujtimet për nënën e saj janë pjesë e thelbit të saj si artiste. /Telegrafi/

94953461 14370305  For Tomb Raider there were a few months of just nothing but mul a 27 1738890205880

94918489 14370305 Angelina was awarded the Maltin Modern Master award at the annua a 28 1738890205881