LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie ishte vet përkufizimi i elegancës në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia 2024

Angelina Jolie ishte vet përkufizimi i elegancës në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia 2024

Angelina Jolie përfundoi në lot pas një ovacioni prej dhjetë minutash në Festivalin e Filmit në Venecia pas premierës së filmit “Maria”, dhe aktorja ishte përkufizimi i elegancës e veshur një fustan të gjatë ngjyrë bezhë me një detaj gëzofi.

Fituesja e çmimit “Oscar” mori pjesë në premierën e filmit të saj të ardhshëm “Maria” dhe pas shfaqjes ajo u prit me një duartrokitje kaq të stuhishme dhe të gjatë sa u prek veçanërisht nga kjo.

Jolie u shoqërua poshtë shkallëve të teatrit në një ovacion të madh dhe u pa duke fshirë lotët nga fytyra e saj, shkruan DailyMail.


Klipi, i publikuar nga Vanity Fair i Italisë, tregon Angelinan duke fshirë lotët dhe duke marrë një përqafim nga bashkë-ylli i filmave, Pierfrancesco Favino.

Aktorja mbërriti në tapetin e kuq e veshur me një fustan byrynxhyk në nuanca të ftohta bezhë me një detaj gëzofi, të dizajnuar nga Tamara Ralph, një stiliste australiane.

Jolie është veçanërisht e dashur për markën dhe ka veshur modelet e Ralph-it në disa ngjarje në tapetin e kuq në të kaluarën. Beli i mprehur dhe ngjyra u frymëzuan nga stili i Callas.

“Vendosa të mos kopjoj pamjen e Marias sepse qilimat e saj veneciane ishin mahnitëse, kështu që i bëra pak dedikim – në një mënyrë tjetër”, tha ajo për Vogue, e veshur me karficin e saj Cartier nga viti 1971.

“Mund ta imagjinoni se sa e veçantë është të veshësh një bizhuteri që ishte e saja”, shtoi ajo.

Regjisori i filmit, Pablo Larraín, së bashku me anëtarët e kastit të filmit, gjithashtu morën pjesë në premierën.

“Maria” është një film biografik në të cilin Jolie luan Maria Callas, një nga këngëtaret më të mëdha të operës në botë. Filmi zhvillohet në Paris në vitet 1970 dhe tregon historinë e jetës tragjike dhe të stuhishme të Callas dhe tregon ditët e saj të fundit të jetës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori