David Luiz ka thënë se triumfi në Ligën e Kampionëve me Chelsean në vitin 2012, është momenti i tij më i bukur në karrierë.

Mbrojtësi brazilian ka zbuluar se ai kishte pësuar lëndim para finales ndaj Bayern Munichut, mirëpo kishte luajtur me një këmbë, vetëm që mos të humbnin finalen që u zhvillua në Allianz Arena.


"Më ishte thënë se nuk do të mund të luaja në finale ndaj Bayern Munichut shkaku i një lëndimi që kisha pësuar para takimit", ka thënë mbrojtësi.

David Luiz Champions League 2012 Chelsea

"I thash vetes: Mos harro nga je, mos harro se si i ke bëra gjërat dhe ku je tani. Nuk jam frikësuar asnjëherë të bëjë gjëra të mëdha".

"Janë mbi 200 milionë brazilian dhe vetëm njëri nga ta e ka shansin të luajë në finale- ai jam unë. Mund ta humbë një këmbë, por do të qëndrojë në fushë deri në fund", ka shtuar më tej ai.

D7xA G XkAAtHEg

Luiz ishte me Gary Cahillin në mbrojtje në finale deh arritën të triumfonin me anë të penalltive, derisa ndeshja kishte përfunduar 1-1 në kohën e rregullt.

Kështu, Chelsea fitoi për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve, derisa David Luiz në verën e kaluar u largua nga The Blues për të kaluar te rivali lokal The Gunners. /Telegrafi/

NINTCHDBPICT000514123863 scaled

telegrafi sport app