Prokuroria amerikane ka ngritur një aktakuzë kundër një anëtari të organizatës kriminale Yakuza, Takeshi Ebisawa, duke e akuzuar atë, së bashku me një rrjet bashkëpunëtorësh, për trafikim të materialeve bërthamore nga Birmania në vende të tjera.

Sipas aktakuzës, Ebisawa dhe bashkëpunëtorët e tij i treguan mostra të materialit bërthamor në Tajlandë një agjenti të fshehtë (UC-1) amerikan të DEA, duke u paraqitur si një tregtar narkotikësh dhe armësh, transmeton Telegrafi.


2 62

Me ndihmën e autoriteteve tajlandeze, mostrat bërthamore u sekuestruan dhe më pas u transferuan në ruajtje të policisë amerikane.

3 42

Laboratori i Forenzikës Bërthamore i SHBA më vonë analizoi mostrat dhe konfirmoi se mostrat përmbanin uranium dhe plutonium të shkallës së armëve.

4 34

Ebisawa dhe i bashkëpandehuri Somphop Singhasiri, u akuzuan në prill 2022 për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Të dyve u është caktuar masa e paraburgimit.

5 34

"Është e tmerrshme të imagjinosh pasojat nëse këto përpjekje do të ishin të suksesshme, dhe Departamenti i Drejtësisë do të mbante përgjegjës ata që trafikojnë këtë material dhe kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA dhe stabilitetin ndërkombëtar", tha ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Matthew G. Olsen.

Punonjësja e DEA-s, Anne Milgram, tha se të pandehurit shkuan aq larg sa ofruan uranium dhe plutonium të shkallës së armëve, duke pritur që Irani ta përdorë atë për armë bërthamore.

6 23

"Ky është një shembull i jashtëzakonshëm i shthurjes së trafikantëve të drogës që veprojnë me shpërfillje të plotë të jetës njerëzore. Përgëzoj burrat dhe gratë e DEA-s dhe këtij ekipi të prokurorisë për punën e tyre të palodhshme për të na mbrojtur nga një e keqe e tillë", tha Migram.

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me burgim të përjetshëm. /Telegrafi/