LAJMI I FUNDIT:

Anëtarët e AKE-së edhe këtë vit do të harxhojnë 600 euro në ditë për udhëtimet zyrtare

Anëtarët e AKE-së edhe këtë vit do të harxhojnë 600 euro në ditë për udhëtimet zyrtare

Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) këtë vit do të harxhojë 5 milionë denarë më tepër se vitin e kaluar, sa i përket rrogave të anëtarëve, ndërsa numri i të punësuarëve do të mbetet i njëjtë si vitin e kaluar.

Kjo u theksua sot në promovimin e “Raportit monitorues të pestë të punës së AKE dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale”, që ka të bëjë me tre mujorin e fundit të vitit të kaluar (tetor-dhjetor), përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Shpenzimet totale të parashikuara të Agjencisë për vitin 2018, janë të njëjta me të ardhurat e planifikuara (475.555.000), prej të cilave rreth 85 për qind janë paraparë për: mjetet kapitale, pagat, pajisjet dhe shërbimet intelektuale dhe shërbime tjera. Pika e dytë më e madhe në buxhetin e planifikuar janë pagat e llogaritura në vlerë prej 136,000,000 denarë, ose 32,8% të buxhetit total. Ky element është rritur me 5 milionë denarë krahasuar me vitin e kaluar”, thuhet në raport.

Krahasuar me vitet e kaluara, në buxhetin për vitin 2018 mund të vërehet një dallim i madh, që do të thotë se nuk janë parashikuar fonde për ndihmë, donacione dhe detyra të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori