Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla pret që interesimi i institucioneve të Kosovës për anëtarësim në NATO të konkretizohet sa më parë dhe të marrë mbështetje të mekanizmave ndërkombëtar. Ai thotë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është i nevojshëm dhe shton se Forca e Kosovës do të arrijë të përfundojë planin e transformimit në ushtri me kapacitete të plota më herët nga se është paraparë.
Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe zhvillimeve rreth sigurisë në Evropë, institucionet e Kosovës janë treguar shumë të zëshme rreth nevojës që shteti të bëhet sa më parë anëtar i NATO-s.
Numri dy në Ministrinë e Mbrojtjes thotë për KosovaPress, se gjasat janë reale që të hartohet kërkesa zyrtare për aplikim por nuk ka dhënë detaje.
“Është një vullnet i jashtëzakonshëm, është një zë i ngritur, i artikuluar dhe besoj që ky zë do të shkojë në vendin e duhur për t’u bërë realitet një synim i joni i kahershëm…Ky (aplikimi për anëtarësim në NATO) është proces politik që qeveria me mekanizmin e vet ka bërë të mundshëm të lëvizë mekanizmi dhe kemi një inkurajim nga shtetet e tjera të cilat gjithnjë po na mbështesin në këtë drejtim. Besoj dhe shpresoj që kjo nismë do të jetë me rezultat… Edhe Kuvendi, edhe instancat e tjera janë në këtë dinamizëm për t’i shtuar sa më shumë këtij zëri dhe për ta bërë një ditë të artikulueshëm por edhe të arrijë aty ku duhet, mekanizmi ndërkombëtar ta shoh se është e nevojshme dhe është kërkesë legjitime e jona që të bëhet realitet”, thotë zëvendësministri i Mbrojtjes.
Përmes një rezolute, edhe Kuvendi i Kosovës i ka kërkuar Qeverisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për aplikim për anëtarësim në NATO. Autoritetet në Kosovës e kanë cilësuar domosdoshmëri anëtarësimin në NATO, pas situatës së ndjeshme të sigurisë që rrjedh nga sulmi i Rusisë në Ukrainë. Megjithatë, zëvendësministri i mbrojtjes thotë se Kosova është e sigurt dhe po shkon në drejtimin e duhur.
“Ne jemi të sigurt dhe jemi duke shkuar rrugës së sigurt, gjithë potencialin tonë edhe të dijës, edhe të formave dhe mënyrave të tjera jemi duke i vënë në shërbim të ngritjes së kapaciteteve, në shërbim të shkollimit, të trajnimit, të stërvitjes, të plotësimit të kapaciteteve të gjithave që i nevojiten një ushtrie. Edhe infrastruktura, edhe plotësimi me mjete, me pajisje, edhe personelin. Jemi duke punuar natë e ditë për ta kompletuar, për ta bërë të aftë që nesër të jemi të gatshëm, që ne të jemi të sigurt dhe amanetin e dëshmorëve, mundin, sakrificën ta çojmë në vend”, thotë Syla.
Forca e Sigurisë së Kosovës aktualisht është në proces të transformimit në ushtri, proces ky i cili zyrtarisht ka nisur në janar të vitit 2019. Është thënë se Forcës i nevojitet një periudhë kohore prej 10 vjetësh për t’u transformuar në ushtri me kapacitete të plota.
Megjithatë, zëvendësministri i Mbrojtjes shprehet optimist se transformimi do të përmbyllet shumë më herët nga se është paraparë.
“Plani i tranzicionit është më i gjatë por ne jemi shumë afër plotësimit të atyre kapaciteteve. Ne shpresojmë që paraprakisht ne do ta plotësojmë dhe nuk do të presin deri në ato vite kur janë bukur të gjata, sepse me buxhetin e rritur, me kapacitetet tona, me vullnetin tonë, me dinamizmin që kemi shtuar, ne jemi të bindur se do ta plotësojmë shumë më herët sesa që është i paraparë”, thotë Syla.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka folur për KosovaPress, në shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, për çka ka thënë se është akti më i shenjtë i popullit shqiptar./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova