LAJMI I FUNDIT:

Andrea Brengasi humbi jetën në qeli, reagon Drejtoria e Burgjeve: Ishte përdorues i lëndëve narkotike, pësoi arrest kardiak

Andrea Brengasi humbi jetën në qeli, reagon Drejtoria e Burgjeve: Ishte përdorues i lëndëve narkotike, pësoi arrest kardiak

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije se i burgosuri Andrea Bregasi ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë për shkak të një arresti kardiak.

Përmes një njoftimi zyrtar mësohet se Bregasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve.

“Sot, më datë 20 Korrik 2024, shtetasi Andrea Bregasi, 33 vjeç, ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë për shkak të një arresti kardiak, në orën 14:32. I paraburgosuri ka shfaqur shqetësime dhe menjëherë rreth orës 14:15 është dërguar në ambulancë në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë.


Shtetasi Bregasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. Ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Andrea Bregasi është transferuar në IEVP-në Fushë Krujë më datë 12 Korrik 2024.

Shtetasi Andra Bregasi, i biri i Hysen dhe Dhurata, i datëlindjes 09.12.1991, lindur dhe banues në Tiranë. Me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqësore i dënuar, me arsim 8 klasë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. Ky person ndodhet në IEVP Fushë Kruje me statusin e të paraburgosurit.

Me vendimin 454 datë 12.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është dhene masa e sigurimit “Arrest ne burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” te parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin 1779 regj. Them datë 14.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendour vazhdimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj personit nën hetim Andrea Hysen Bregasi, me vendimin nr. 14 akti datë 05.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në të cilën ai akuzohet për kryerjen e veprave penlae “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” – 22 dhe neni 278/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti

Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti

Drejtësi
Numri i madh i banesave të pabanuara në Prishtinë, ekspertët tregojnë nëse mund të ketë rënie të çmimit

Numri i madh i banesave të pabanuara në Prishtinë, ekspertët tregojnë nëse mund të ketë rënie të çmimit

Mirjeta Hajzeraj
Rrebesh shiu në Pejë dhe Viti, IHMK njofton se edhe të dielën disa zona rrezikohen nga breshëri

Rrebesh shiu në Pejë dhe Viti, IHMK njofton se edhe të dielën disa zona rrezikohen nga breshëri

Lajme
Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Lajme
Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën

Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën

Lajme
Kalo në kategori